Në kuadër të këtij projekti dy vjeqar do të rregullohet ndriçimi solar në sheshin “Fehmi Lladrovci”, parkun e qytetit dhe hapsirat në mes blloqeve të banimit në qendër të qytetit.
Kryetari i Komunës së Drenasit, z. Nexhat Demaku ka pritur z. Arsim Kuliqi, Udhëheqës i Divi.për monitorim dhe rap.MZHE, me ç’rast ka nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi për projektin Ndriçimi solar në sheshin “Fehmi Lladrovci” , parkun e qytetit dhe hapsirat në mes blloqeve të banimit në qendër të qytetit, bashkëfinancim mes Komunës, UNDP-së projekti SLED të financuar Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim dhe Feronikeli.
Projekti është dy vjeqar me një kosto prej 95 mijë Euro, ku faza e parë fillon me 40 mijë euro ndërsa faza e dytë 55 mijë euro gjatë vitit 2015.
Kryetari Demaku ka falenderuar UNDP (Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim) dhe Feronikelin për mbështetjen që i ka dhënë Komunës në realizimin e këtij projekti madhor për Komunën e Drenasit.
z. Arsim Kuliqi e vlerësoi Komunën e Drenasit ndër komunat më të mira në fushën e efiqiencës së energjisë, ku do të ketë mundësi te marrim donacion edhe për shkolla, rrugë etj. Komuna e Drenasit është vlerësuar për planin komunal për efiqiencë të energjisë, gjithashtu është duke punuar në planin e dytë i cili është një rast i mirë për Kryetarin e Komunës që do të anëtarësohet në Konventen Ndërkombëtare në Bruksel ku dhajnë donacione, prandaj është Komuna e parë që shkon më së lehti.