Edhe këtë vit, Komuna e Drenasit ka vazhduar me përkrahjen e fermerëve përmes subvencionimit të tyre në zhvillimin e agrokulturës. Pas implementimit të projektit për ngritjen e serrave në vlerë prej 30 mijë euro, sot, Drejtoria për Ekonomi dhe Bujqësi ka bërë shpërndarjen e fidaneve kryesisht mollë dhe kumbull, ku përfituan afro 50 fermerë.
Vlera e përgjithshme e planifikuar e këtij projekti kap shumën prej 22 mijë e 500 euro, mjete të planifikuara nga buxheti i Komunës së Drenasit. Projekti i realizuar do të monitorohet nga Drejtoria për Ekonomi dhe Bujqësi dhe fermerët do të këshillohen nga ekspert të kësaj lëmie.
Vlenë të potencohet se të gjithë fermerët që kanë aplikuar dhe i kanë plotësuar kushtet e parapara, janë furnizuar me fidane të cilat janë prodhim vendor me cilësi të lartë.
Realizimi i projektit për ngritjen e afro 20 ha me pemishte të reja në Komunën tonë do të ndikojë në rritjen e prodhimit vendor dhe zbutjen e papunësisë.
Drejtoria për Ekonomi dhe Bujqësi do të vazhdojë edhe në vitin e ardhshëm me subvencionimin e fermerëve me një varg projektesh në lëminë e agrokulturës, pasiqë Komuna e Drenasit ka kushte shumë të volitshme për zhvillimin e një bujqësie intensive.
Fermeri, Ahmet Bublaku nga Zabeli i Ulët, tha se kjo përkrahje për ne është një stimulim i madh, unë personalisht i kam marrë 425 fidane dhe besoj se suksesi nuk do të mungojë, njëherit falenderojë Komunën e Drenasit gjegjësisht Drejtorinë për Ekonomi dhe Bujqësi për përkrahjen që po na ofron në këtë drejtim.