Komuna e Drenasit, për vitin akademik 2013/2014 ndan 80 bursa për studentët e rregullt në Universitetet Publike me nga 50 euro, ku përparësi i është dhënë atyre studentëve që studiojnë shkencat teknike dhe gjuhëve të huaja, por edhe studentëve të tjerë.
Pas miratimit të propozim vendimi në Kuvendin Komuna për caktimin e kritereve për ndarjen e bursave komunale për studentët e rregullt në Universitetet Publike, Drejtoria Komunale e Arsimit obligohet që ditëve në vazhdim të publikoj konkursin për ndarjen e këtyre bursave. Me buxhetin e Komunës për vitin 2014 janë planifikuar mjetet për 80 student me nga 50 euro, ndërsa kriteret e përfitimit të bursës do të shpallën ne konkurs. Komuna e Drenasit është e përkushtuar për secilin vit t’i ndihmoj studentëve të Komunës për të fituar dijen në shkencat studimore që ato aftësi të fituara t’i praktikojnë në Komunën e Drenasit.