Komuna e Drenasit shpreh ngushëllime familjes Mulaku nga Komorani
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe stafi i Komunës, shprehin ngushëllimet me të sinqerta familjes Mulaku nga Komorani me rastin e vdekjes së punëtorit të Administratës Komunale, Ragip Mulaku.
Me dhimbje të thellë, stafi i Komunës ka marr lajmin për vdekjen e kolegut Ragip, i cili ka qenë një punëtorë shembullor dhe i përkushtuar në punën e tij. Komuna e Drenasit kujton Ragipin si një kolegë e bashkëpunëtorë të shkëlqyer, i përgjegjshëm në detyrë dhe i përkushtuar në kryerjen e shërbimeve ndaj qytetarëve si ofiqar në Zyrën e Gjendjes Civile në Komoran.
Ragipi ishte veteran dhe invalid i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i njohur si komandant “Leka” i cili ka shërbyer në Brigadën 121, Batalioni i parë “Ymer Alushani”.
Homazhet për të ndjerin bëhen prej orës 17:00 në shkollën fillore “7 Marsi” në Kizhnarekë, ndërsa varrimi bëhet në ora 18:00 në varrezat e fshatit Komorani 3.