Sot Komuna e Drenasit u shpërblye me dy çmime, me “Çmimin për arritje në fushën e përfaqësimit të barabartë gjinor në vitin 2018”, si dhe me “Çmimin për performancës më të mirë komunale për vitin 2018”.
Ndarja e çmimeve u bë në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) ku Ministrja znj. Adriana Hoxhiq ndau çmimet në një ceremoni solemne. Çmimet i pranoi kryetari, Ramiz Lladrovci.
Këto shpërblime janë një tregues se Komuna jonë është dhe do të vazhdojë të jetë promotor dhe shembull i zbatimit të ligjit dhe vlerave demokratike.