Komuna e Drenasit shënon 28 Nëntorin, festën e Flamurit
Me rastin e shënimit të festës së 28 Nëntorit, ditës së Flamurit dhe Pavarësisë̈ së Shqipërisë̈, ditëlindjes së Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe daljes së parë publike të UÇK-së, nënkryetari i komunës, Arben Shala së bashku me kryesuesin e Kuvendit të Komounës, Milaim Hajdari, drejtor të drejtorive komunale dhe anëtarë të Kuvendit, kanë bërë̈ homazhe pranë̈ shtatoreve të heronjve në sheshin “Fehmi Lladrovci” në Drenas dhe në varrezat e dëshmoreve, ku kanë vënë̈ kurora dhe buqeta me lule të freskëta.
Fillimisht janë̈ bërë̈ homazhe në sheshin e qytetit pranë̈ shtatoreve Fehmi e Xhevë Lladrovci, Shaban, Hamëz e Ademi Jashari, Bedri Shala, Rasim Kiqina, Ilaz Kodra dhe Hafir Shala. Homazhet kanë vazhduar në Kompleksin e varrezave të Dëshmorëve në Morinë dhe ne të gjitha vendvarrezat e dëshmorëve në komunën e Drenasit.





































