Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë ka vazhduar realizimin e projektit për shënjëzimin e rrugëve ne qendër të qytetit. Projekti është realizuar ditën e shtunë gjatë ditës dhe në mbrëmje për arsye se komunikacioni ka qenë më pak i ngarkuar nga automjetet.