Duke u bazuar në Ligjin Nr. 03/L-048 për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësit, Statutit të Komunës së Gllogocit Nr.01/110-6904 i dt.24.09.2008 , Udhëzimit Administrativ (MAPL) Nr.04/2023 për Administratë të Hapur në komuna, kryetari i Komunës së Gllogocit, Ramiz Lladrovci, në koordinim me Zyrtarët dhe Drejtorët e Drejtorive Komunale, në bashkëpunim me Zyrën për Komunikim me Publikun dhe Grupin Punues për hartimin e projekt buxhetit të komunës për vitin 2027, publikojnë kalendarin për organizimin e dëgjimeve buxhetore me qytetarë për përgatitjen e buxhetit për vitin 2027 dhe projeksionet për vitin 2028-2029.
Në dëgjime buxhetore publike mund të marrin pjesë: Qytetarët, përfaqësuesit e lagjeve/bashkësive lokale, përfaqësuesit e OJQ-ve, përfaqësuesit e komuniteteve, të rinjtë/rejat, pensionistët/et, studentët/et, komuniteti i biznesit, përfaqësuesit e ndërmarrjeve publike, anëtarë/e të Kuvendit Komunal të Drenasit, përfaqësues të klubeve sportive, shoqërive kulturore e artistike, gra, fermer, persona me aftësi të kufizuara, punonjësit e komunës, përfaqësuesit e partive politike, përfaqësuesit e mediave dhe gjithë të interesuarit të tjerë.
Informata për buxhetin e Komunës së Drenasit mund t’i gjeni në këto vegëza;
Webfaqja zyrtare e komunës:
Plateforma e Konsultimeve publike:
Kërkesat, komentet dhe sugjerimet, qytetarët mund t’i dërgoni edhe përmes këtyre emailave: kushtrim.i.bajraktari@rks-gov.net, Enver.m.hoxha@rks-gov.net, komuna.drenas@rks-gov.net, bekim.dobra@rks-gov.net,