Drejtor të Drejtorive Komunale dhe zyrtari për Integrime Evropiane kanë pritur në takim përfaqësuesit e Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal, përkatësisht Departamentin për Integrime Evropiane dhe Koordimin të Politikave ku është diskutuar plani i veprimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA) , për Komunën e Drenasit.
Gjatë takimit, përfaqësuesit e Komunës së Drenasit konfirmuan angazhimin e tyre dhe të stafit të Komunës për të përmbushur të gjitha detyrimet komunale që dalin nga procesi i Integrimeve Evropiane. Theks i veçantë i këtij takimi ishte adresimi i obligimeve që dalin nga agjenda evropiane, obligime që janë të përfshira në kuadër të dialogut të procesit të Stabilizim Asociimit, Planit të Veprimit për MSA, Rarpotit të Progresit si dhe Udhërrëfyesi për Liberalizimin e Vizave. Gjatë këtij takimi u bë prezantimi i raportit vjetor për Komunën e Drenasit për vitin 2014 si dhe u prezantua plani i veprimit për MSA-në për vitin 2015 dhe lista e obligimeve të Komunës