Përfaqësuesit e Komisionit Evropian kanë konfirmuar Komunës së Drenasit që është përfituese e projektit në ndërtimin e objektit të Administratës së Komunës së Drenasit.
Udhëheqësi i Ekipit z. Sergio Prestel, z. Diamant Kazazi dhe z. Dukagjin Kastrioti vizituan sot Komunën e Drenasit, ku biseduan me zyrtarë komunalë.
Qëllimi i takimit ishte diskutimi rreth projektit për ndërtimin e objektit të ri të Administratës së Komunës së Drenasit dhe njoftimi me gjendjen e tanishme të objektit të vjetër.
Sipas projektit objekti i ri i Komunës është paraparë të jetë 4.500 m2, mirëpo për shkak të buxhetit të limituar përfaqësuesit e Komisionit Evropian kërkuan mundësinë e ndryshimit të paramasave të projektit të objektit. Me ndryshimin e paramasave ky projekt kap koston rreth 980 mijë euro.
Kështu do të duket objekti i ri i Administratës Komunale.