Komuna e Drenasit ka konkuruar me gjashtë (6) projekte-propozime për projektin “Masat e Efiçiences së Energjisë në Shkolla”, i cili projekt financohet nga Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian (ZNKE) dhe mbështetet nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal.
Komiteti Drejtues në përbërje të përfaqësuesve të Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian (ZNKE), Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Ministrisë së Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, konfirmuan se kanë marrë vendim që Komuna e Drenasit të jetë përfituese e këtyre projekteve:
1. Gjimnazi “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu” dhe
2. Shkolla Fillore “7 Marsi” Kishnarekë.