Kryetari i Komunës, z. Nexhat Demaku ne pajtim me Ligjin për Qeverisje Lokale dhe Statutit të Komunës, organizon tubim me publikun i cili do të mbahet më 26.11.2014 (e mërkurë) duke filluar nga ora 10:00.
Tubimi me publikun do të mbahet në Sallën e Kuvendit të Komunës së Drenasit dhe ftohen të gjithë qytetarët apo subjektet e interesuara të Komunës të marrin pjesë në këtë Tubim publik duke ju përmbajtur terminit të caktuar më lart. Në këtë Tubim me publikun përfaqësuesit e Komunës do të informojnë pjesëmarrësit për aktivitetet e Komunës, ndërsa pjesëmarrësit mund t’u shtrojnë pyetje dhe të japin propozime përfaqësuesve të zgjedhur komunalë lidhur me realizimin e projekteve të planifikuara për gjashtëmujorin e dytë dhe çështje tjera në interes të qytetarëve të Komunës.