Komuna e Drenasit më rastin e shënimit të shtatë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, organizon Akademi festive më datë:16.02.2015 në Sallën e Kulturës duke filluar nga ora 11:00.
Ndaj ftohën të gjithë qytetarët e Komunës së Drenasit që të marrin pjesë në këtë manifestim ku do të shfaqet një program artistik pas pjesës foljore të përfaqësuesve komunal. Ndërsa nga e premtja (13.02.2015) kanë filluar aktivitetet e ndryshme sportive, ku fillimisht është duke u mbajtur turniri në futboll të vogël, kurse ditëve në vazhdim janë organizuar edhe aktivitete tjera sportive, në futboll, volejboll dhe shah.