Komuna e Drenasit ka nisur procedurën e aplikimit online për të gjithë qytetarët e Komunës të cilët mund të pajisen me dokumentin e gjendjes civile nga shtëpitë e tyre. Qytetari, për t’u pajisur me këto shërbime, duhet të shfrytëzojë këtë link në ueb faqën e Komunës: https://gllogoc.rks-gov.net/Aplikimi-Online.aspx
Dokumentet të cilët mund të merren nga ky aplikacion janë:
Ekstrakti i Lindjes
Certifikata e Lindjes
Certifikata e Martesës
Cerfitikata e Vendbanimit
Certifikata e Shtetësisë
Certifikata e Vdekjes
Ftohen të gjithë qytetarët e Komunës së Drenasit që të shfrytëzojnë këtë të drejtë dhe mundësi për t’u pajisur me dokumente të gjendjes civile. Qytetarët të cilët nuk kanë kaluar procesin e kompletimit të të dhënave në Sistemin e Gjendjes Civile duhet të paraqiten fizikisht në zyrat e gjendjes civile ku e kanë të regjistruar lindjen, pastaj mund të aplikojnë online.
Ju dëshirojmë suksese gjatë aplikimit!