Komuna e Drenasit nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Islamic Relief Worldwide Zyra në Kosovë
Kryetari i komunës, z. Ramiz Lladrovci, sot ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me drejtorin e organizatës “Islamic Relief Kosova”, z. Mohamed Soliman, në lidhje me bashkimin e mjeteve/fondeve për projektin, Projekti i Integruar për Shëndetësi dhe Jetesë të Qëndrueshme në Kosovë, në Komunën e Drenasit, e që është pjesë e projektit të IRW-së përkrahur nga zyra e Islamic Relief në Kanada.
Pjesë e këtij takimi ishin edhe Shefi i Kabinetit të Komunës si dhe drejtoresha e Drejtorisë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural.
Qëllimi i nënshkrimit të kësaj marrëveshje është bashkëpunimi mes IRW-së dhe Komunës me qëllim të implementimit dhe finalizimit të projektit që ka për qëllim subvencionimin e fermerëve në Komunën e Drenasit me makina mbjellëse të misrit.
Me këtë rast, kryetari Lladrovci ka falënderuar organizatën në fjalë për bashkëpunim dhe mbështetjen e dhënë në realizimin e projekteve në sektorin e bujqësisë.
