Në Komunën e Drenasit u nënshkrua marrëveshje e projektit 3 vjeçar në rregullimin e pompave dhe rezervave të ujit të pijshëm, i cili është hartuar dhe do të ekzekutohet si shtojcë e Memorandumit të Mirëkuptimit, që është nënshkruar më 30 janar 2009, në mes të Komunës së Drenasit, Kryetar -Nexhat Demaku, Kompanisë Regjionale të Ujit “Prishtina” Sh.A., Drejtor-Skender Bublaku dhe Agjensia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar përkatësisht nga IRD Kryesues i projektit-Azem Kastrati dhe CDF Drejtor Ekzekutiv-Nermin Mahmuti.
Qëllimi i këtij projekti është furnizimi me ujë të pijshëm në harmoni me standardet ndërkombëtare të ujit dhe në përpjekje të përmirësimit të shëndetit, mjedisit dhe kualitetit të jetës në fshatrat e Komunës së Drenasit.
Ky projekt përbëhet nga dy komponentë. Zgjerimi i fabrikës për trajtimin e ujit dhe rrjeti i ujësjellësit për komunitetin e disa fshatrave të Komunës së Drenasit që momentalisht nuk furnizohen me ujë të pijes.
Kjo marrëveshja përfshinë fazën e parë (viti 2009) ku Komuna e Drenasit participoi me 22.07 %, USAID-i me 60,57 %, dhe KRU me 17,36 %. Në fazën e dytë (viti 2010) Komuna e Drenasit participoi me 41,46 %, USAID-i me 34,14% dhe KRU me 24,40% dhe faza e tretë (viti 2011) e që është edhe përmbyllja e këtij projekti, Komuna e Drenasit participon me 33 %, USAID-i me 50 % dhe KRU me 19 % të shumës.
Kjo është faza e fundit e këtij projekti që përmbyll shumën prej gjithsejt 1, 310, 000 €, ndërsa do të ngritën dy rezervuar të cilët do të sistemojnë shumicën e fshatrave nën sistemin e ujësjellësit, njëri në Komoran dhe tjetri në Kamenicë.