Në rezultatet e shpallura të Komunave për praktikat me të mira, Drenasi merr vendin e parë të vlerësuar nga Zyra e Këshillit të Evropës dhe Asociacioni i Komunave të Kosovës.
Certifikata për rezultatet e komunave për praktikat më të mira komunale iu dorëzua Komunës së Drenasit bashkarisht me z.Anderë Forde- zevëndëskryesues i Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë dhe nga z.Arsim Osmani udhëheqës i projektit në Asociacionin e Komunave të Kosovës në ceremoninë e shpallës së këtyre rezultateve. Rezultatet janë shpallur nga 32 aplikacione të dorëzuara në shpallje, ndër të cilat 13 nga shërbimet administrative komunale, 17 shërbime publike komunale dhe 2 të rritjes së të hyrave vetanake. Ndërsa Komuna e Drenasit merr vendin e parë për Lehtësimin e Procedurave Administrative.