Komuna e Drenasit edhe këtë vit ndihmon Qendrën për Rehabilitim “HANDIKOS” në Drenas duke subvencionuar me 10 mijë euro për realizimin e projektit “Përkrahja e shërbimeve Rehabilituese në bashkësi për fëmijë dhe të rritur me aftësi të kufizuara që ofrohen nga Qendra Handikos në Drenas”
Komuna e Drenasit është përkushtuar që për çdo vit të ndihmoj këtë shoqatë e cila merret me personat me nevoja të veçanta. Kryetari i Komunës së Drenasit,z.Nexhat Demaku me rastin e miratimit të këtij vendimi nga Kuvendi, ka thënë se përkrahja e projekteve të tilla ka një rendësi të veçantë, sidomos shoqatën Handikos e cila merret me rehabilitimin e fëmijëve dhe personave të rritur.