Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtori i Drejtoratit për Urbanizëm, z. Ajet Demiri, dorëzoi qelësat familjeve përfituese të pesë shtëpive për skamnorë të ndërtuar nga Komuna e Drenasit. Çmimi për një shtëpi është 13.996,00 euro.
Komisioni për vlerësim dhe përzgjedhje të familjeve përfituese për ndërtimin e shtëpive për skamnorë, duke u bazuar në kërkesat e pranuara përzgjodhi familjet me gjendje më të rëndë ekonomike, si: familjen e Muhamet Lika nga Sankoci, Sabit Shapeta nga Korrotica e Epërme, Avni Elshani nga Gllobari, Fadil Bala nga Korrotica e Epërme dhe Eset Krasniqi nga Negroci.