Pas tragjedisë që ndodhi në Familjen Berisha në Vasilevë të Drenasit, ku humbën jetën tre anëtarë të kësaj familje dhe pas propozimit nga Kryetari i Komunës së Drenasit, z. Nexhat Demaku, Kuvendi Komunal në seancën e mbajtur më 23.02.2012, mori vendim për ndarjen e një banese për strehimin e kësaj familje. Gjithashtu Komuna e Drenasit ditë më parë ndau si ndihmë mjete në vlerë prej 5.000 € dhe mbuloi të gjitha shpenzimet e ceremonisë së varrimit për Familjen Berisha.