Komuna e Drenasit merr pjesë në Forumin e Dytë të OZHQ-ve
Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) të mërkurën ka mbajtur edicionin e dytë të Forumit të Objektivat për Zhvillim të Qëndrueshëm (OSHQ), me titull “Koordinimi në mes të nivelit lokal dhe qendror të qeverisjes për zbatimin e Agjendës 2030”.
Në këtë forum, Komunën e Drenasit e kanë përfaqësuar, Drejtoresha e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, Lumnije Krapi dhe udhëheqësi i Zyrës për Komunikim me Publikun, Bekim Dobra.
Ne këtë Forum, nga panelistët, janë paraqitur të arriturat e institucioneve qendrore dhe lokale në politikat që kanë përfshirë edhe Agjendën Evropiane 2030 për krjimin e OZHQ-ve.
Komuna e Drenasit, është e para në hartimin e platformës së OZHQ-ve që është bërë në bashkëpunim me INDEP-in, ku përmes 17 objektivave që dalin nga Agjenda 2030, qytetarëve të Drenasit dhe me gjerë u ndihmon me informata të hollësishme ne kohë reale lidhur me statusin e komunës në zbatimin dhe monitorimin e OZHQ-ve.
Po ashtu ne kuadër të bashkëpunimit me INDEP-in, është hartuar edhe Plani për Lokalizimin e OZHQ-ve në nivel komunal dhe integrimi i Planit Zhvillimor Komunal i Drenasit, ku janë përfshirë Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm në këtë plan.