Zhvillimi i buxhetit Komunal për vitin 2015 për nga aspekti i të hyrave publike, ka qenë mjaft i suksesshëm, po ashtu edhe për nga aspekti i të hyrave vetjake Komuna ka tejkaluar objektivat, të dhënat qëndrojnë shumë mirë edhe në shpenzimin e parasë publike. Bazuar në raportin e SIMFK-së të datës 28.12.2015, buxheti aktual paraqitet në shumën prej 12.828.040,42 euro, i krahasuar me buxhetin fillestar të miratuar në shtator të vitit 2015 në shumën prej 12.118.623,00 euro që paraqet një zhvillim pozitiv për plus 5,85 për qind, apo shprehur në vlerë financiare për plus 709.417,00 euro. Rritja është ndikuar nga bilanci bankarë, bartja e të hyrave nga burimet vetanake të vitit 2014 në shumën prej 409.638,23 euro dhe nga masa buxhetore e alokuar në emër të aplikimit të përvojës së punës prej 299.778,77 euro. Në buxhetin aktual (12.828.040,42 euro), grantet qeveritare marrin pjesë në shumën prej 11.183.678,29 euro, apo 92,28 për qind, ndërsa të hyrat nga burimet vetanake kapin shumën prej 934.944,72 për qind, apo 7,72 për qind. Planifikimi i granteve qeveritare ka qenë në shumën prej 10.917.749,00 euro, ndërsa alokimi në shumën prej 11.183.678,30 euro dhe nga kjo shifet se Komuna ka pasur rritje për plus 2,44 për qind, apo në shumën prej plus 256.929,00 euro. Shpenzimi i granteve në këtë raport është i paraqitur në shumën prej 10.998.396,59 euro. Nese bejmë një krahasim të shfrytëzimit të granteve të alokuara deri me datën 28.12.2015, del se shkalla e shpenzimit është 98,34 për qind. Ky është një vlerësim i përafert i shpenzimit të buxhetit, pasi që gjendja përfundimtare dihet pas datës 31.12.2015.