Komuna e Drenasit kualifikohet në raundin e tretë për grantin e performancës
Komuna e Drenasit, ka arritur nivelin e kërkuar të shpenzimeve kapitale, mbi 75%, përqindje kjo që na kualifikon si komunë për shpërblim në raundin e tretë për grantin e performancës.
Komuna e Drenasit ka ngritur shqetësimin me kohë, se shpenzimet e kryera nuk ishin llogaritur, për shkaqe objektive.
Komiteti drejtues, në bashkëpunim me entitetet tjera, ka aprovuar ankesën e Komunës.
Ankesa konsistonte në aprovimin e shpenzimeve të kryera, sepse, vlerësimi objektiv ngriste mbi pragun e 75% të shpenzimit të buxhetit.
Komuna e Drenasit, falënderon Komitetin Drejtues, Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, për shqyrtimin e ankesës dhe përgjigjes pozitive rreth shpenzimeve kapitale.
Po ashtu, falënderoj Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe zyrtarët e komunës së Drenasit për përkushtimin e pashoq qe komunën tonë e mban lartë në top komunat me performancën më të mirë për katër vite rresht.