Komuna e Drenasit duke qenë ne mbrojtje të përhershme të ambientit të shendosh për qytetaret e saj, ka shtruar shqetësimet tek ndotësi me i madh i mjedisit ne komunën tonë,
NEW-CO “Feronikelit”. Temë e bisedimeve ishte:
-Ndotja e ambientit
-Mosmbulimi i skories dhe mbetjeve tjera
-Vendosja e rrethojës
-Ndotja e ujit dhe lumit
-Të ndryshme
Edhe pse nga Kompania e NEW-CO,,Feronikelit” është vendosur mekanizmi adekuat (filtrat) për parandalimin e ndotjes së mjedisit, shpesh ndodhë që rrjeti i gypave të filtrave të mos funksionoj e sidomos gjatë ndërrimit të natës.
Andaj Komuna kërkoi që filtrat të funksionojnë pa ndërprerë dhe të jenë nën kontroll të përhershme.
Sa i përket sistemit për pastrimin e gazrave në furrat elektrike edhe pse shumicën e kohës funksionojnë normal, ndodhë shpesh që të dalin nga sistemi nga Drejtoria e Inspeksionit u kërkua që edhe sistemi i pastrimit të gazrave të funksionoj pa ndërprerë.
Drejtoria e Inspeksionit, pas shqyrtimit në organet komunale e urdhëron këtë Kompani që skoria dhe mbetjet tjera të xehes të mos mbeten në sipërfaqe të hapur, por, në afatin prej 10 ditësh të mbulohet tërë skoria dhe mbetjet tjera me dhe.
Nga Drejtoria e Inspeksionit Komunal u kërkua që kujdes i veçantë t’i kushtohet ndotjes së ujit, e posaçërisht lumit Drenica dhe u kërkua që çdo muaj nga NEW-CO “Feronikeli”, pas kryerjes së analizave të ujit, nga një kopje t’i dërgohet Drejtorisë së Inspeksionit.
Sa i përket rrethojës së objektit me tel gjembor u kërkua që të merret pëlqimi nga Drejtoria e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor në Drenas.
Si çështje tjetër, u theksua që në afatin sa më të shpejtë të bëhet vendosja e dy stacioneve matëse për matjen e ndotësve nga ana e kësaj Kompanie.
Dhe në fund nga Drejtoria e Inspeksionit, përfaqësuesve të NEW-CO,,Feronikelit”, iu sugjerua që për mos përmbushjen e standardeve për ruajtjen e mjedisit do të pasojnë masat ndëshkuese komfor Ligjeve në fuqi.