Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe stafi i komunës i shprehin ngushëllime me të sinqerta familjes Demaku dhe Osmani më rastin e vdekjes së ish-punëtorës Aza Demaku-Osmani.
E ndjera Aza Osmani ka qenë një punëtore profesionale dhe e përkushtuar në punën e saj në kuadër të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport.
Komuna e kujton atë si një kolege e bashkëpunëtore të mirë dhe të përgjegjshme në detyrë.
Aza Demaku-Osmani gjatë këtij viti ka dalë në pension dhe për një periudhë mbi 40 vjeçare ka punuar në Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Drenasit.
Ngushëllime familjes Demaku dhe Osmani!