Drejtoria e Inspeksionit pas marrjes së informacionit përmes mediave (pasiqë nga banorët nuk ka pasur ankesë apo njoftim), inspektorët kanë dal në vendin e ngjarjes dhe përmes kompanisë së kontraktuar ka bërë largimin e dy kafshëve të ngordhura, të cilat janë hedhur nga persona të panjohur në një përrua në Shtrubullovë të Drenasit, përkatësisht në vendin e quajtur Lugu i Arave. Kafshët janë groposur në një hapsirë-pronë komunale.

Lusim qytetarët e Komunës së Drenasit që për cdo rast të bashkëpunojnë me Drejtorinë e Inspeksionit, për raste të tilla apo të ngjashme të njoftojnë këtë Drejtori, edhe rreth personave të pandërgjegjshëm që bëjnë shkelje ligjore dhe rrezikojnë shëndetin e qytetarëve.