Komuna e Drenasit falënderon Shoqatën Humanitare Shqiptare në Graz të Austrisë për ndihmë për dy familje në Drenas
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka falënderuar Unionin Humanitar Shqiptar në Graz të Austrisë për solidaritetin dhe kontributin e tyre për të ndihmuar familjet në nevojë në Drenas.
Unioni Humanitar Shqiptar në Graz në vazhdën e ndihmës humanitare në Kosovv, së fundmi ka ndihmuar edhe dy familje nga Drenasi, përkatësisht familjen Uka nga Gradica me 500 euro dhe familjen Selmani nga Pokleku i Ri me 300 euro.
Komuna e Drenasit falënderon vullnetmirët dhe shoqatën, të cilët po kontribuuojnë që qytetarët të kenë mirëqenie sociale e ekonomike. Ndërsa, Unioni Humanitar Graz ka vlerësuar Drenasin për performancën e mirë dhe transparencën ndaj qytetarëve.