Komuna e Drenasit dhe KFOR-i Slloven shqyrtojnë mundësitë e investimit në shkolla!
Nënkryetari i komunës së Drenasit, Nazmi Hasi, bashkë me dejtorin e ri të arsimit, Muhamet Gjoka, priten në takim delegacionin e KFOR-it Slloven, me të cilët biseduan për mundësitë e investimeve nëpër shkollat e Drenasit.
Komuna e Drenasit dhe KFOR-i Slloven po shqyrtojnë mundësitë e intervenimit në infrastrukturën e shkollave, me theks të veçantë në shkollën SHFMU “Dëshmorët e Fortesës” në Verbofc, për shkak të gjendjes jo të mirë të kësaj shkolle.
Nënkryetari Nazmi Hasi i falënderoi për bashkëpunim, duke theksuar se e çmojnë lartë interesimin për të investuar në shkollat e Drenasit.
Ndryshe, investimi në arsim duke përmirësuar infrastrukturën e shkollave është në vazhdën e përmbushjes së zotimeve të Kryetarit Ramiz Lladrovci.