Komuna e Drenasit dhe FKEE nënshkruajnë marrëveshje për inicimin e projekteve për efiçiencë të energjisë elektrike në 4 shkolla
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci të mërkurën ka pritur në takim përfaqësuesit e Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, Admir Shala dhe Adem Spahiu, ku edhe është nënshkruar marrëveshja për inicimin e projekteve për efiçiencë të energjisë elektrike në katër shkolla.
Me arritjen e këtyre marrëveshjeve, Komuna e Drenasit do të përfitojë projekt për t’i pajisur me masa efiçiente shkollat: SHFMU “Luigj Gurakuqi” në Sankoc, SHFMU “Gani Elshani” në Krajkovë, SHFMU “Dëshmorët e Drenicës” në Çikatovë e Vjetër dhe SHFMU “Jusuf Gervalla” në Negroc.
Kësaj marrëveshje i paraprinë, grupi punues nga ekspertët i formuar nga komuna, të cilët kanë aplikuar në emër të Komunës për këto katër projekte, të cilat projekte i kanë plotësuar kriteret sipas FKEE dhe janë harmonizuar me Planin Komunal për Efiçiencë të Energjisë.