Kryetari i Komunës se Drenasit, Ramiz Lladrovci duke u bazuar në nenet 13 dhe 58 të Ligjit Nr. 03/L-040 për Vetëqeverisjen Lokale, nenit 72, të Statutit të Komunës së Drenasit, nenit 49 të Ligjit Nr.05/L-031 për Procedurat e Përgjithshme Administrative, ka marrë vendim sot (29.11.2019) për caktimin e një zyrtari përgjegjës sa i përket shkollimit të fëmijëve të familjeve të strehuara në Komunën e Drenasit pas tërmetit në Republikën e Shqipërisë.
Në vendim zyrtar përgjegjës caktohet z. Hazir Elshani. Ai do të jetë përgjegjës për shqyrtuar mundësitë e dhënies së qasjes në arsimim në shkollat e Komunës së Drenasit, për fëmijët të cilët vijnë nga zonat e prekura nga tërmeti i datës 26.11.2019, në Republikën e Shqipërisë.
Më tutje në vendim i cili hyn në fuqi me datën e nënshkrimit, precizohet pritshmëria që zyrtari i caktuar duhet që punën e tij ta kryejë me profesionalizëm të lartë dhe përkushtim.
Për më shumë gjeni dokumentin në linkun e mëposhtëm:
https://gllogoc.rks-gov.net/wp-content/uploads/2019/11/Njoftim-per-caktimin-e-Zyrtarit.pdf