Komuna e Drenasit në bashkëpunim me Institutin për Politika Zhvillimore (INDEP) dhe organizatën jo qeveritare "Drena" të premten kanë shpërndarë poça të efiçiencës për të gjitha ekonomitë familjare që jetojnë në blloqet e banimit social.
Ky projekt është bashkëfinancuar nga Komuna e Drenasit dhe INDEP-i, ndërsa fushatën vetëdijesuese e ka mundësuar OJQ "Drena". Secila ekonomi familjare ka përfituar nga 5-6 poça të efiçiencës. Ky aktivitet ka filluar kohë me parë, fillimisht në fushatën vetëdijesuese për efiçiencë të energjisë elektrike, ku janë mbajtur takime me drejtor të shkollave, përfaqësues të bizneseve dhe me disa ekonomi familjare. Ky projekt ka për qëllim në uljen e kostos së shpenzimeve te energjisë elektrike, i cili është zëvendësuar nga sistemi me llamba inkandeshente (100w) në ato efiçiente (15-20w).