Kryetari i Komunës së Drenasit, z.Nexhat Demaku dhe menaxheri i organizatës gjermane GIZ, z. Kai Hofmann kanë firmosur marrëveshjen e mirëkuptimit edhe për dy vite për të zgjeruar shërbimin e mbledhjes së mbeturinave të ngurta dhe riorganizimin e menaxhimit të mbeturinave ne Drenas dhe në stacionin e transferit.
Kryetari i Komunës, z. Nexhat Demaku ka falenderuar GIZ-in për bashkëpunimin që po e vazhdojn me Komunën e Drenasit dhe ka thënë se qëllimi i kësaj marrëveshje është që të sigurohet bashkëpunim i hapur dhe i dakorduar si dhe zgjerimi i shërbimeve për menaxhimin e mbeturinave edhe në fshatin Nekoc, Damanek dhe në lagjën e Feronikelit. Demaku ju ka bërë thirrje qytetarëve të Komunës së Drenasit të cilët janë në këtë shërbim që të kryejn obligimin e tyre të pagesave. Ndërsa menaxheri i GIZ-it, Kai Hofmann, ka falenderuar kryetarin e Komunës së Drenasit për bashkëpunimin. Ai ka thënë se fushat e bashkëpunimit për vitet e ardhshme mes GIZ-it dhe Komunës janë; planifikimi për pilot projektet e menaxhimit të mbeturinave të ngurta që përfshijnë, caktimin e tarifave, rishikimi i planit të menaxhimit të mbeturinave të ngurta, zgjerimi i shërbimeve të mbledhjeve të mbeturinave në Damanek, Nekoc dhe lagjën e Feronikelit, riorganizimi i shërbimeve brenda qendrës së qytetit të Drenasit dhe fusha të tjera. Bashkëpunimi në mes të Komunës së Drenasit dhe GIZ-it do të vazhdoj në zgjerimin e shërbimit edhe në fshatra të tjera duke ju dhënë mundësi qytetarëve të përfshihën në menaxhimin e mbeturinave dhe njëkohësisht zvoglimin e deponieve ilegale.