Drenas, më 12 korrik 2011- Në zyrën e Drejtorit për Administratë të Përgjithshme, duke filluar nga ora 10:00, u mbajt Komiteti për Politikë dhe Financa, kryesuar nga Kryesuesi i Kuvendit, Fatmir Istogu, me këtë:
Rend dite
1. Miratimi i Ekstraktit i mbledhjes së kaluar të mbajtur me 22.06.2011.
2. Miratimi i Raportit të Përkohshëm i buxhetit janar-qershor 2011.
3. Miratimi i Propozim -Vendimit për ndryshimin e Rregullores 012, nr 351-183 të datës 31.12.2004.
4. Miratimi i Propozim -Vendimit për ndryshimin e seksionit 6 pika 2, seksioni 9 pika 2, të Rregullores Komunale mbi Tarifat, Gjobat dhe Taksat.
5. Propozim-vendim për ridestinimin e mjeteve nga Drejtorati për Urbanizmit.
6. Propozim-vendim për mënyrën e shpenzimeve të hyrave vetanake në Arsimin e Mesëm.
7. Propozim-vendim për ndryshimin e buxhetit komunal të hyrave vetanake për vitin 2011.
Të gjitha pikët e rendit të ditës u miratuan nga antarët e KPF-së për shqyrtim në Kuvend Komunal.