Në bazë të nenit 43 të Ligjit mbi Vetëqeverisjen Lokale dhe nenit 36 të Statutit të Komunës së Drenasit, si dhe në bazë të nenit 3 pika 3.7 të Rregullores së Punës e Kuvendit të Komunës së Drenasit, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës ka thirrur antarët e KOmitetit për Politikë e Financa (KPF) që të marrin pjesë në mbledhjen e KPF-së, e cila do të mbahet më datën 19.10.2011 në ora 10.00, në Zyrën e Drejtorit të Administratës, me këtë:
REND TË PUNËS
1 .Ekstrakti i mbledhjes së mbajtur më 26.08.2011.
2 .Raport i përkohshëm buxhetor janar-shtator 2011.
3 .Raport gjashtëmujor i Kryetarit për vitin 2011.
4 .Propozim-Rregullorja për tatimin në pronë për vitin 2012.
5 .Propozim-Vendim për ridestinim të mjeteve .
6 .Propozim-Vendim për ridestinimin e mjeteve për Investime Kapitale.