Në zyrën e Drejtorit për Administratë të Përgjithshme, duke filluar nga ora 10:00, u mbajt Komiteti për Politikë dhe Financa, kryesuar nga Kryesuesi i Kuvendit, z. Naim Bazaj, me këtë:
Rend dite
1. Ekstrakti i mbledhjes së kaluar, i datës 26.04.2012;
2. Propozim-vendim për plotësimin e vendimit nr. 1046 të datës 17.04.2000 të Këshillit Komunal për Familjen Ahmeti;
3. Propozim-vendim për formimin e Komisionit për emërtimin e rrugëve dhe vendeve tjera publike të Komunës së Drenasit;
4. Propozim-vendim për ridestinimin e mjeteve nga mjetet e mbetura të Projekteve Kapitale
5. Propozim-vendim për ndarjen e lokacionit për ndërtimin e objektit të punës së Qendrës për Punësim në Drenas.
6. Propozim-vendim për ndarjen e mjeteve për bashkëfinancim të projektit për ndërtimin e shtëpisë për skamnor.
Të gjitha pikët e rendit të ditës u miratuan nga antarët e KPF-së për shqyrtim në Kuvend Komunal.