Në zyrën e Drejtorit për Administratë të Përgjithshme, duke filluar nga ora 10:00, u mbajt Komiteti për Politikë dhe Financa, kryesuar nga Kryesuesi i Kuvendit, z. Naim Bazaj, me këtë:
Rend dite
1. Ekstrakti i mbledhjes së KPF-së, i mbajtur më datën 29.06.2012;
2. Draft korniza afatmesme buxhetore komunale 2013-2015;
3. Prezantimi i planeve rregulluese urbane nga firma projektuese;
4. Propozim-vendim për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale-bizneseve;
5. Plotësimi i komisioneve me anëtar të emëruara në Kuvend- ku mungojnë anëtarët.
Të gjitha pikët e rendit të ditës u miratuan nga antarët e KPF-së për shqyrtim në Kuvend Komunal.