Në zyrën e Drejtorit për Administratë të Përgjithshme, duke filluar nga ora 11:00, u mbajt Komiteti për Politikë dhe Financa, kryesuar nga Kryesuesi i Kuvendit, z. Naim Bazaj, me këtë:
Rend dite
1. Procesverbali i mbledhjes së mbajtur më datën 09.06.2012
2. Raporti i përkohshëm i buxhetit komunal janar-qershor 2012
3. Raporti i punës i Kryetarit të Komunës për periudhën janar-qershor 2012
4. Projekt-Rregullore për përdorimin e automjeteve zyrtare të Komunës së Drenasit.
Të gjitha pikët e rendit të ditës u miratuan nga antarët e KPF-së për shqyrtim në Kuvend Komunal.