Drenas, më 19 prill 2011 – Në Zyrën e Administratës në Drenas u mbajt mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa.
Drenas, më 19 prill 2011 – Në Zyrën e Administratës në Drenas u mbajt mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa, me këtë:
REND TË DITËS
1. Ekstraktin e mbledhjes së kaluar të mbajtur me 01.03.2011
2. Propozim – Vendim për emërimin e anëtarëve të komisionit për hartimin e Planit Lokal të Veprimit në Mjedis (PLVM-së).
3. Propozim – Vendim për caktimin e lokacionit për qëllim të interesit publik: Ndërtimi i Objekteve Afaristo–Banesore me Etazhitet B+P+7 në vendin e quajtur “Ashanajka–Arat e Ibrit”.
4. Propozim – Vendim për hartimin e Planit Lokal të Veprimit në Mjedis (PLVM-së).
5. Propozim – Vendim për përcaktimin e shfrytëzuesve të banesave në Pronë Komunale për Institucionet dhe Shoqatat e Dala nga Lufta e UÇK-së, dhe numrin e tyre.
6. Propozim – Vendim, lejohet ndërrimi i paluajtshmërive i tokave në mes Komunës së Drenasit dhe NEWCO “Feronikeli Complex L.L.C”.
7. Propozim – Vendim për formimin e Komisionit për vlerësimin e projekteve të dhëna nga Komuna përmes Partneritetit Publiko Privat dhe të Drejtës së Ndërtimit në Pronën Komunale.
Të gjitha pikat e rendit të ditës u aprovuan për t’i dërguar në Seancën e radhës të Kuvendit Komunal.