Në bazë të nenit 43 të Ligjit mbi Vetëqeverisjen Lokale dhe nenit 36 të Statutit të Komunës së Drenasit, si dhe në bazë të nenit 3 pika 3.7 të Rregullores së punës të Asamblesë Komunale, Kryesuesi i Kuvendit ka thirrur antarët e Komitetit për Politikë e Financa që të marrin pjesë në seancën e rregullt të Komitetit për Politikë e Financa, e cila do të mbahet më datën 10.02.2012, në Zyrën e Drejtorit të Administratës së Përgjithshme duke filluar në ora 10:00, me këtë:
REND DITE:
1. Ekstrakti i mbledhjes së kaluar, i datës 23.12.2011
2. Propozim-vendim per rritjen e te hyrave vetanake
3. Propozim-vendim per bartjen e te hyrave vetanake.