Në bazë të nenit 52 të Ligjit nr. 03/L-40 për Vetëqeverisje Lokale, nenit 42 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit, nenit 12 pika 12.2 dhe nenit 21 pika 21.2 të Rregullores së punës të Asamblesë Komunale, Kryesuesi i Kuvendit ka thirrur antarët e Komitetit për Politikë e Financa që të marrin pjesë në seancën e rregullt të Komitetit për Politikë e Financa, e cila do të mbahet më datën 29.06.2012, në Zyrën e Drejtorit të Administratës së Përgjithshme duke filluar në ora 10:00, me këtë:
REND DITE:
1. Ekstrakti i mbledhjes së kaluar, i datës 26.04.2012;
2. Propozim-vendim për plotësimin e vendimit nr. 1046 të datës 17.04.2000 të Këshillit Komunal për Familjen Ahmeti;
3. Propozim-vendim për formimin e Komisionit për emërtimin e rrugëve dhe vendeve tjera publike të Komunës së Drenasit;
4. Propozim-vendim për ridestinimin e mjeteve nga mjetet e mbetura të Projekteve Kapitale
5. Të ndryshme.