Në zyrën e Drejtorit për Administratë të Përgjithshme, duke filluar nga ora 11:00, u mbajt Komiteti për Politikë dhe Financa, kryesuar nga Kryesuesi i Kuvendit, z. Naim Bazaj, me këtë:
Rend dite:
1. Procesverbali i mbledhjes së kaluar, i datës 24.09.2012;
2. Propozim-Vendim mbi dhënien në shfrytëzim të banesave sociale,
3. Projekt-Rregullore për tatimin në pronën e paluajtshme për vitin 2013,
4. Propozim-Vendim për plotësim dhe ndryshim të Rregullores për caktimin e kritereve për ndarjen e subvencioneve dhe transfereve të datës 29.06.2011,
5. Rregullore për taksa, tarifa, ngastra dhe gjoba komunale,
6. Propozim-vendim për ridestinimin e mjeteve nga mjetet e mbetura të Projekteve Kapitale.
Gjithashtu u shtuan edhe dy pika të rendit të ditës:
7. Propozim-vendim për ridestinim të mjeteve, dhe
8. Raport i Komisionit për Ndarjen e Banesave.
Të gjitha pikët e rendit të ditës u miratuan nga antarët e KPF-së për shqyrtim në Kuvend Komunal përveq pikës së tetë (8).