Në zyrën e Drejtorit për Administratë të Përgjithshme, duke filluar nga ora 11:00, u mbajt Komiteti për Politikë dhe Financa, kryesuar nga Kryesuesi i Kuvendit, z. Naim Bazaj, me këtë:
Rend dite:
1. Procesverbali i mbledhjes së kaluar, i datës 20.11.2012;
2. Propozim -Vendimi për formimin e Këshillit për Siguri në Bashkësi,
3. Projekt-Rregulloren për menaxhimin e mbeturinave në territorin e Komunës së Drenasit,
4. Projekt-Rregulloren për organizimin dhe bashkëpunimin e Komunës me fshatrat, vendbanimet dhe lagjet urbane në territorin e Komunës së Drenasit,
5. Propozim-Vendim për formimin e Komitetit Konsultativ për mbrojtjen e të drejtave të grave dhe fëmijëve,
6. Informatë për Drenasin e Ri dhe
7. Informatë për Lagjen e Dëshmorëve,
8. Propozim-Vendim për dhënien e tokës në shfrytëzim për zjarrfikës në Komoran.
Të gjitha pikët e rendit të ditës u miratuan nga antarët e KPF-së për shqyrtim në Kuvend Komunal.