Në zyrën e Drejtorit për Administratë të Përgjithshme, duke filluar nga ora 11:00, u mbajt Komiteti për Politikë dhe Financa, kryesuar nga Kryesuesi i Kuvendit, z. Naim Bazaj, me këtë:
Rend dite:
1. Procesverbali i mbledhjes së kaluar, i datës 11.12.2012;
2. Planifikimi i orarit të mbledhjeve për KPF dhe mbledhjeve të Kuvendit Komunal;
3. Informatë për Drenasin e Ri,
4. Informatë për Lagjen e Dëshmorëve;
5. Propozim-vendim për transferin e mjeteve për paga dhe mëditje për vitin 2012;
6. Të ndryshme.
Të gjitha pikët e rendit të ditës u miratuan nga antarët e KPF-së për shqyrtim në Kuvend Komunal.