Në zyrën e Drejtorit për Administratë të Përgjithshme, duke filluar nga ora 11:00, u mbajt Komiteti për Politikë dhe Financa, kryesuar nga Kryesuesi i Kuvendit, z. Naim Bazaj, me këtë:
Rend dite:
1. Procesverbali i mbledhjes së kaluar, i datës 14.02.2013;
2. Raporti i buxhetit të Komunës për vitin 2012;
3. Raporti vjetor i punës i Kryetarit të Komunës për vitin 2012;
4. Njoftim për dy blloqet e banimit të dhëna me koncesion;
5. Projekt-Rregullore për fillimin dhe mbarimin e orarit të punës për bizneset në Komunën e Drenasit.
Gjithashtu u miratuan edhe dy pika të rendit të ditës:
1. Raporti i Komisionit për ndarjen e banesave, dhe
2. Propozim-vendim për pezullim të nxënësve të dy shkollave të mesme.
Të gjitha pikët e rendit të ditës u miratuan nga anëtarët e KPF-së për shqyrtim në Kuvend Komunal.