Në kuadër të aktiviteteve te parapara Komiteti Konsultativ për Personat me Aftësi të Kufizuara (PAK) – Drenas, të mërkurën ka mbajtur mbledhjen e radhës.
Pikat e rendit të ditës që u diskutuan ishin:
1. Diskutim rreth organizimit të aktiviteteve të ndryshme në ditë të shënuara për PAK, në bashkëpunim me OJQ-të e ndryshme dhe institucionet komunale;
2. Diskutim rreth trupit/komisionit monitorues nga ana e DShMS, për monitorimin e shërbimeve të OJQ-ve lokale;
3. Shërbimet e Rehabilitimit të bazuara në Komunitet;
4. Përballja me vështirësi infrastrukturore që variojnë në mes mungesës së objekteve, hapësirave dhe automjeteve, pajisjeve të vjetruara ose të munguara;
5. Barrierat/sfidat për PAK, si dhe sfidat për OJQ-të dhe institucionet që ofrojnë shërbime për PAK.