Në kuadër të aktiviteteve te parapara Komiteti Konsultativ për Personat me Aftësi të Kufizuara (PAK) – Drenas, të mërkurën, me datë: 25.11.2020, ka mbajtur mbledhjen e radhës.
Pikat e rendit të ditës që u diskutuan ishin:
1. Miratimi i Procesvervbalit të mbledhjes së fundit të datës: 07.10.2020;
2. Iniciativat e deritashme të Komitetit Konsultativ për PAK, sfidat dhe rezultatet e arritura;
3. Përfshirja e PAK në aktivitetet e OJQ-ve aplikuese në shpalljet publike për grante dhe subvencione në kuadër të DKRS-së;
4. Shërbimet shëndetësore në shtëpi për PAK, gjatë periudhës së Pandemisë Covid-19;
5. Diskutim mbi nevojën dhe mundësinë e monitorimit të zbatueshmërisë së legjislacionit për punësimin e PAK dhe dhënja e rekomandimeve;
6. Diskutim mbi mundësinë e sigurimit të transportit shtëpi-shkollë, për nxënësit me nevoja të veçanta në komunën e Drenasit;
7. Të ndryshme.