Komiteti Konsultativ për Arsim, Kulturë, Rini e Sport mban takimin e radhës
Trupa konsultative e Kuvendit të Komunës, Komiteti për Arsim, Kulturë, Rini e Sport, ka mbajtur mbledhje për të diskutuar lidhur me planet e tyre në arsim, kulturë, rini e sport.
Komiteti në këtë takim, kishte mbledhur shumicën prej aktivistëve të fushave të ndryshme kulturore që veprojnë në Drenas.
Takimi i komitetit është mbajtur në Sallën e Kuvendit dhe janë shqyrtuar shumë problematika dhe çështje të ndryshme të cilat prekin direkt ose indirekt kulturën në përgjithësi në Drenas.
Ndër pikat që janë diskutuar në këtë mbledhje ishin;
Funksionimi i grupeve të ndryshme artistike në Drenas
Festivalet në Komunën e Drenasit dhe rëndësia e tyre
Arti Pamor
Aktivizimi i Teatrit të qytetit
Nevojat e përditshme të artistëve aktiv në Drenas dhe
Idetë për zhvillimin e projekteve kulturore në Drenas.