Drenas, 13 korrik 2011 – Kryetari i Komunës së Drenasit z. Nexhat Demaku, sot priti Deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe njëherit antarë të Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, znj. Sala Berisha-Shala dhe z. Visar Ymeri, si dhe Dr. Shaip Muja e z. Fadil Demaku, të cilët paten një takim në Komunë dhe së bashku kanë vizituar ndërmarrjën e Feronikelit.
Qëllimi i takimit ishte monitorimi i Ligjit për Miniera dhe Minerale dhe Amandamentimi i Ligji për Financa të Pushtetit Lokal.
Gjatë vizitës në Feronikel u biseduan çështje që janë në interes të ndërsjelltë, si infrastruktura, ambienti, ndotjës së lumit “Drenica”, skoresë, deponive etj.
Gjatë vizitës në Feronikel u biseduan çështje që janë në interes të ndërsjelltë, si infrastruktura, ambienti, ndotjës së lumit “Drenica”, skoresë, deponive etj.