Në Raportin e Komisionit të përbashkët MMPH-MAPL për mbikqyrjen e ligjshmërisë së akteve të komunave nga fusha e planifikimit urban dhe rural, pas shqyrtimit të katër Vendimetve të miratuara nga Kuvendi i Komunës së Drenasit më 20.07.2012, komisioni konstaton se Vendimet janë në pajtim me kërkesat e Ligjit për Planifikimin Hapsinor nr. 2003/14 si dhe Ligjin nr. 03/L-040 për Vetëqeverisje Lokale.

1. Vendim për aprovimin e Planit Rregullues Urban “Qendra 1” në Drenas;
2. Vendim për aprovimin e Planit Rregullues Urban “Qendra 2” në Drenas;
3. Vendim për aprovimin e Planit Rregullues Urban “Qendra 3” në Drenas;
4. Vendim për aprovimin e Planit Rregullues Urban “Qendra 4” në Drenas.