Përfaqësuesja e zyrës së Komisionit Evropian për Kosovën, Bouryana Konakliera, në vizitën që i bëri Komunës, ka potencuar se Drenasi është model i një investimi të qëlluar në infrastrukturën rrugore, të kanalizimit dhe të ujësjellësit. Drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit, Ajet Demiri, ka pritur përfaqësuesën e Zyrës së Komisionit Evropian për Kosovën, Bouryana Konakliera dhe ka informuar për projektet të cilat janë financuar nga KE-ja dhe ato që janë në procedurë të financimit. Znj. Konakliera, ka theksuar se të gjitha projektet e financuara nga KE-ja janë investime të qëlluara dhe Drenasi ka qenë implementues i mirë në realizimin e tyre. Kurse Drejtori i Urbanizmit, ka falënderuar përfaqësuesen e Zyrës së KE-së për Kosovën, znj. Konakliera dhe ka shprehur gadishmerin e pakursyer të Komunës për implementimin edhe të projektve tjera që financohen nga Komisioni Evropian.